Shpërthen bombola e gazit në Durrës, plagosen dy persona

schedule09:17 - 19 Shkurt, 2021

schedule 09:17 - 19 Shkurt, 2021

Dy persona janë plagosur mëngjesin e kësaj të premte në Durrës si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një banesë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Arapaj ku familjarët S.S dhe R.S si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i bombolës kanë shkuar në spital për të marrë ndihmën e bluzave të bardha.

“Më datë 19.02.2021, në orën 08:35, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës janë paraqitur për të marrë mjekim shtetasit S. S. dhe R. S, banues në Arapaj, Durrës, të cilët kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit në banesë.

Shtetasit S. S. dhe R. S. ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al