Shpërthen bomba pranë një stacioni policor në Turqi, plagosen dy efektivë

schedule08:42 - 27 Shtator, 2022

schedule 08:42 - 27 Shtator, 2022

Dy oficerë policie u plagosën kur një bombë shpërtheu pranë një stacioni policie në provincën e Mersinit, në Turqinë jugore.

Sipas Ministrisë së Brendshme turke, bombardimi ndodhi rreth orës 20:00 të së hënës. Një pajisje e dytë u gjet aty pranë dhe u çaktivizua nga një shpërthim i kontrolluar nga piroteknikë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin e shpërthimit të parë të ndjekur nga të shtëna me armë zjarri. Sipas informacioneve ka pasur një shkëmbim zjarri mes policisë dhe personave të armatosur.

Policia turke arrestoi një të dyshuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!