Një shtëpi në katin e dytë të një ndërtese është djegur nga flakët. Ngjarja ka ndodhur tek ish-rajoni i policisë në qytetin e Durrësit dhe dyshohet se shkak është bërë aspiratori i cili ka shpërthyer nga një defekt gjatë kohës që ka qenë ndezur.
Në këtë shtëpi ishte vendosur një familje që jetonte me qera, por kryefamiljaret ishin në punë dhe fëmijët tek kushërinjtë e tyre. Brenda ndodhej vetëm qeni i tyre i cili shpëtoi. Zjarrfikësit për fat vunë në kontroll flakët që rrezikonin shtëpi të tjera./ABC News Albania 24/7