Rama përgjigjet nëse kanë menduar shpërblim për policët

schedule16:16 - 12 Maj, 2020

schedule 16:16 - 12 Maj, 2020

Në video-konferencën të mbajtur me gazetarët, kryeministri Rama ka folur edhe për mundësinë e ndarjes së një shpërblimi për punonjësit e policisë të cilët kanë qenë të angazhuar në këtë kohë krize.

Sipas asaj që deklaroi kreu i qeverisë, punonjësit e Policisë së shtetit meritojnë të gjithë mirënjohjen për punën që kanë bërë në periudhën e pandemisë, por mundësia e një shpërblimi për ta do të shihet hap pas hapi.

I pyetur nëse po mendon qeveria për një shpërblim siç iu dha 55 mijë lekë punonjësve të kujdesit social të qendrave rezidenciale shtetërore, Rama u shpreh:

“Hap pas hapi, duhet t’i shohim gjërat së bashku e jo të ndara veç e veç, personeli ka bërë sakrifica të jashtëzakonshme mbyllur pa dalë e kemi pasur rezultat me shtëpitë e të moshuarve gjë që s’ka ndodhur në shumë vende të tjera, prandaj mendoj se e meritonin e sigurisht bëhej fjalë për një numër të vogël që nuk e disbalancon arkën e shtetit, jam i vetëdijshëm për ato që ka bërë policia e shtetit, një punë e jashtëzakonshme, ndërkohë ka vazhduar intensivisht puna e OFL.”

Gjithashtu Rama shtoi se përgjigja imediate ndaj situatës kriminale në vend tregon se policia është në një proces të shëndetshëm fuqizimi.

Kryeministri u shpreh më tej:

“Përgjigja imediate ndaj situatës kriminale ka qenë e shkëlqyer në atë situatë që ishte një ditë e keqe për rendin dhe me identifikimin e kapjen e autorëve në kohë rekord, policia është në një proces të shëndetshëm fuqizimi e meriton patjetër të gjithë mirënjohjen për sakrificën shtesë që ka bërë këtë periudhë duke asistuar njerëzit e ndihmuar popullin nga armiku i padukshëm”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!