Shpend Ahmeti braktis Vetëvendosjen

schedule22:52 - 7 Mars, 2018

schedule 22:52 - 7 Mars, 2018

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka braktisur lëvizjen Vetëvendosje, nën logon e të cilës u zgjodh dy herë rresht për të qeverisur kryeqytetin e Kosovës.

Përmes një komunikate dërguar mediave, Ahmeti bën me dije se çfarë e ka shtyrë drejt largimit nga Vetëvendosje është situata e rëndë politike e sociale në Kosovë. Ahmeti vlerëson se Kosova udhëhiqet nga një klasë politike e paaftë të ballafaqohet me sfidat e shtetit.

“Pikërisht në 10-vjetorin e pavarësisë është i pashmangshëm reflektimi se çfarë mund të ishte sot Kosova nëse do të ishte bërë një rotacion i gjeneratave politike, jo sipas moshës por sipas mendësisë”, thotë Ahmeti.

Më tej, Ahmeti e argumenton largimin e tij edhe me debatet e fundit në radhët e lëvizjes Vetëvendosje, të cilat sipas tij kanë shkaktuar dëme të pariparueshme.

“Në muajt e fundit kam vëzhguar një debat me dëme të pariparueshme, që as armiqtë më të mëdhenj të Vetëvendosjes dhe të shtetit të Kosovës nuk do të mund ta imagjinonin”, thotë Ahmeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!