Shpejtësia dhe lagështira e nxjerrin nga rruga, përmbyset “Benz”-i, vdes i riu në Cërrik

schedule19:27 - 11 Shkurt, 2021

schedule 19:27 - 11 Shkurt, 2021

Një 23-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Belsh – Cerrik në fshatin Shales. Viktima është Indrit Zekthi 23 vjeç, banues në Belsh.

Policia thekson se i riu duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti  ka  dalë nga rruga dhe si pasojë ndërroi jetë.

Gazetari i ABC në Elbasan, Aldo Kozarja ka siguruar foton e makinës së aksidentuar, e cila pasi doli nga rruga u përmbys.

Lexo edhe: Aksident në Elbasan, plagosen dy persona. Dërgohen me urgjencë në spital

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë./ db/ Abcnews.al