Shorti i Europa League: United-Milan supersfida, Kastrati e Kumbulla mësojnë rivalët

schedule13:21 - 26 Shkurt, 2021

schedule 13:21 - 26 Shkurt, 2021

Është hedhur shorti i raundit të 1/8 të Europa League. Duele të forta dhe tepër interesante, ndërsa skuadra që ia del të fitojë këtë kompeticion mund të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Manchester United-Milan është një finale e parakohshme. Sfida e parë mes “Djajve” do të zhvillohet në “Old Trafford”, teksa këto dy skuadra janë ndeshur mes tyre për herë të fundit 11 vite më parë. Roma e Marash Kumbullës do të sfidojë ukrainasit e Shakhtar Donetsk.

 

Duelet e raundit të 1/8-ve

Short i vështirë për Dinamo Zagreb dhe Lirim Kastratin, të cilët do të ndeshen me Tottenhamin e Jose Mourinhos. Olympiacos është rivali i Arsenalit për një biletë në çerekfinale.

Ndërkohë, Peter Olayinka, ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylis, i cili po shkëlqen te Slavia Praha, do të ketë përballë skocezët e Rangers, të cilët drejtohen nga Steven Gerrard.

Ndeshjet e para do të luhen më 11 mars, ndërsa ato të kthimit një javë më pas. Më 19 mars hidhet shorti për raundin çerekfinale, teksa finalja e madhe do të zhvillohet në Poloni (Arena Gdansk). /abcnews.al

Europa League: Duelet e raundit të 1/8
AJAX- YOUNG BOYS
DYNAMO KYIV-VILLAREAL
ROMA-SHAKHTAR DONETSK
OLYMPIACOS-ARSENAL
DINAMO ZAGREB-TOTTENHAM
MANCHESTER UNITED-MILAN
SLAVIA PRAHA-RANGERS
GRANADA-MOLDE