Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shoqërohet në polici kushëriri i Ervis Martinajt/ Emiliano Nina, me armë pranë shtëpisë së vrasësit të Santiago Malkos

schedule10:08 - 30 Qershor, 2026

schedule 10:08 - 30 Qershor, 2026

Shoqërohet në polici Emiliano Nina. Kushëriri i Ervis Martinajt u kap me armë te dera e Ilir Selmanit bashkë me një person tjetër.

Rrethanat e pranisë së Emiliano Ninës në banesën e Selmanit dhe qëllimi i takimit mes tyre mbeten të paqarta.

Ilir Selmani, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos u lirua disa ditë më parë.



Selmani është i përfshirë në dosjen hetimore që lidhet me vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e cila vijon të jetë në proces gjyqësor.

Ilir Selmani që kur është liruar nga Apeli i Posaçëm, mbahet në arrest shtëpie me mbikqyrje policore. Kërkesa u bë nga prokurori Behar Dibra, u miratua nga gjykata dhe u zbatua nga policia e shtetit.

Kjo për shkak se Selmani konsiderohet personazh i rrezikshëm , i dënuar me 28 vite burg për vrasjen e ish policit Santiago Malko nga shkalla e dytë e gjyqësorit, vendim që u prish nga Gjykata e Lartë dhe u riktheu sërish në Apelin e Posaçëm për rigjykim.

Për shkak të kalimit të afateve, Apeli i ndryshoi masën Selmanit, vendimi që u dha nga një trupë që ushtron detyrën jashtë gjykatës së Apelit të Posaçëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!