Shoferja përplas këmbësoren në Durrës, 18-vjeçarja përfundon në spital

schedule18:58 - 19 Shtator, 2022

schedule 18:58 - 19 Shtator, 2022

Një 18-vjeçare ka përfunduar në spital si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.

Policia bën me dije se rreth  orës 18:30, në lagjen nr. 8 Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen A. T., 36 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen S. H., 18 vjeç.

Adoleshentja ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Abcnews.al/