Shoferja humb kontrollin e mjetit, përplaset me shtyllën në Cërrik

schedule15:51 - 30 Maj, 2022

schedule 15:51 - 30 Maj, 2022

Një aksident ka ndodhur në Cërrik, pasditen e sotme. Në aksin Cërrik-Fermë një mjet është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin dhe ka marrë përpara shtyllën. Shoferja udhëtonte me vajzën e saj në mjet dhe fatmirësisht kanë shpëtuar me lëndime të lehta.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat dhe policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë. /abcnews.al