Shoferi përplaset me stacionin e autobuzit në Jerusalem, ndërrojnë jetë dy persona

schedule15:56 - 10 Shkurt, 2023

schedule 15:56 - 10 Shkurt, 2023

Në një stacion autobusi në Izrael një makinë përplas për vdekje një burrë dhe një fëmijë të vogël. Policia këtë e përshkroi si një “sulm terrorist”.

Fëmija, i cili humbi jetën në vendngjarje, ishte gjashtë vjeç, sipas zëdhënësit të policisë Dean Elsdunne, i cili foli për Hadas Gold të CNN. Spitali Shaare Zedek më vonë deklaroi një i ri rreth moshës  20- vjeçare ndërroi jetë nga plagët e marra nga aksidenti.

Elsdunne e përshkroi të dyshuarin si një “terrorist rreth moshës 30 vjeç nga një lagje lindore e Jeruzalemit”. Shumica e popullsisë palestineze të Jeruzalemit jeton në lindje.

Elsdunne hodhi poshtë një raport që qarkullonte në mediat izraelite se viktima e dytë, i riu 20- vjeçar, u qëllua nga policia gjatë aksidentit sipas tij “i vetmi person që u qëllua ishte terroristi nga një oficer policie jashtë detyrës, i cili parandaloi një sulm shumë më të madh terrorist.”

Pesë të tjerë u plagosën, duke përfshirë dy fëmijë të tjerë, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike, tha grupi i reagimit emergjent Magen David Adom (MDA).

Incidenti ndodhi në një stacion autobusi në kryqëzimin Ramot në një zonë që Izraeli e konsideron si një lagje në Jerusalemin verior.

Kjo është një tokë që Izraeli pushtoi nga Jordania në vitin 1967 dhe më pas e aneksoi, kështu që palestinezët dhe shumë ndërkombëtarë e konsiderojnë atë si një vendbanim në tokën e pushtuar.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi shkatarrimin e shtëpisë së të dyshuarit për sulmin, tha zyra e tij në një deklaratë të premten.