“Shmangia e konfliktit nga Irani, urgjencë”/ Blinken bisedë me ministrin e Jashtëm jordanez: Fundi i krizës në Gaza, sjell paqe!

schedule23:43 - 12 Prill, 2024

schedule 23:43 - 12 Prill, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka biseduar me Ministrin e Jashtëm jordanez Ayman Safadi, për të diskutuar nevojën urgjente për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon nga Irani. Gjithashtu biseda është fokusuar tek domosdoshmëria e përpjekjeve diplomatike për të arritur “një qëndrueshmëri” të krizës në Gaza, pasi vetëm që siguron paqe, siguri për izraelitët dhe gjithashtu edhe për palestinezët”, thotë Departamenti i Shtetit.

Gjithashtu Blinken falënderoi Jordaninë për udhëheqjen e saj në lehtësimin e shpërndarjes së ndihmave humanitare për palestinezët në Gaza, duke përfshirë fluturimet e përbashkëta amerikano-jordaneze dhe dërgesat nga toka”, shkruan “The Times of Israel”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!