Shmanget tragjedia, detaje nga ngjarja në Shkodër, 27-vjeçarja u pikas nga banorët e zonës

schedule17:15 - 17 Korrik, 2024

schedule 17:15 - 17 Korrik, 2024

Një tragjedi është shmangur në Shkodër, ku një 27-vjeçare tentoi të hidhej në lumen Buna së bashku me katër fëmijët e saj të mitur. Gazetari Simon Shkreli tha për ABC News, se e reja është sinjalizuar nga disa dëshmitarë në zonë. Fatmirësisht në kohën kur 27-vjeçarja është parë duke bërë sjellje të çuditshme në zonë ka qenë edhe një patrullë e cila ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar një tragjedi.

Ndërkohë 27-vjeçarja ndodhet në komisariat, po ashtu edhe familjarë të saj dhe punonjës të shërbimit social ndodhen në ambientet e komisariatit. Hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë ende vijojnë.

“Është sinjalizuar nga disa dëshmitarë në zonë se një grua me katër fëmijë po banorët e zonës të shokuar edhe nga ngjarja e mëparshme duke i dhënë fund jetës së fëmijëve dhe vetes, banorët kanë ndjerë rrezikun. Identiteti i 27-vjeçares nuk bëhet i ditur për shkak të situatë së ndjeshme. Familjarët janë njoftuar dhe ndodhen në komisariat po ashtu edhe punonjës të shërbimit social. E reja u pikas nga banorët dhe ka pasur një patrullë që ishte fare pranë, shkaqet nuk dihet që e kanë çuar drejt marrjes së vendimi të tillë”, raportoi gazetari Simon Shkreli.

/abcnews.al/