Shkupi me numrin më të lartë të infeksioneve, regjistrohen rreth 10,000 të prekur

schedule21:56 - 24 Nëntor, 2020

schedule 21:56 - 24 Nëntor, 2020

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri me dije se në Shkup janë regjistruar shifrat më të larta me koronavirus, kryesisht 9,985 të prekur, ndërsa 1,485 janë regjistruar në komunën e Gazi babës.

Autoritet i bëjnë apel qytetarëve të respektojnë masat anticovid, ndërsa më herët ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, tha se pavarësisht uljes së infeksioneve në krahasim me javët e kaluara, situata ende vijon të jetë serioze.

Gjithashtu ai shtoi se nëse do të respektohen masat anticovid atëherë mund të parandalohet përhapja e virusit.

“Nëse ne vazhdojmë të ruajmë ritmin e disiplinës dhe kujdesit, atëherë mundtë ulet rreziku. Në këtë mënyrë ulim edhe mbingarkesën nga spitalet duke besuar në rikthimin e jetës normale”, tha më tej ai.

/abcnews.al/