Shkrumbohet nënstacioni elektrit në Krahës të Tepelenës

schedule15:29 - 31 Mars, 2019

schedule 15:29 - 31 Mars, 2019

Një nënstacion elektrik është përfshirë i gjithi nga flakët në Krahës të Tepelenës. Zjarrfikëset shkuan në vendin e ngjarjes dhe u desh shumë kohë për të shuar flakët. Por dëmet janë të mëdha e për pasojë disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Nuk dihet ende shkaku i këtij zjarri, ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e plote të ngjarjes. Përveç policisë dhe zjarrfikëseve në vendin e ngjarjes shkuan edhe ekipe të OSHEE. /abcnews.al