‘Shkova deri në ferr dhe u ktheva përsëri’, historia e 21-vjeçarit të infektuar me virus

schedule11:15 - 12 Mars, 2020

schedule 11:15 - 12 Mars, 2020

Më 17 janar 2020 muskujt e mi  po më dhimnbin të gjithë. Mund të kem patur pak ethe, por dhimbja nuk ishte aq e fortë sa për t’u vënë re. Duke parë mbrapa në kohë është pak e frikshme, sepse shtëpia ime dhe shkolla ku unë studioj japonisht janë brenda një rrezeje prej 5 km nga Wuhan, ku besohet se virusi ka origjinën.

Për të trajtuar dhimbjen e muskujve mora disa tableta, sepse mendova: ishte një ftohje normale. Tani që unë mendoj për këtë, them se kam humbur kohën më të mirë për trajtimin e virusit, duke e mbajtur atë me ilaçe antivirale në fazën fillestare.

Nuk e di se si e kam marrë virusin. Unë gjithmonë ha në të njëjtin restorant të stilit Hong Kong poshtë shkollës sime. Nuk isha duke ecur shumë vërdallë rreth asaj periudhë, sepse ishte shumë e ftohtë dhe meqë isha i lodhur pas mësimit, gjithmonë kthehesha në shtëpi. Pasi filloi pushimi i semestrit, unë qëndrova me prindërit dhe jo në konvikt. Fillova të vendos një maskë disa ditë më vonë kur pashë që të gjithë të tjerët rreth meje mbanin maska.

 

Më 21 Janar ndjeja dhimbje gjithandej në trupin tim, kështu që thirra babanë në një kafene të rastit. Ai e ndjeu se diçka nuk ishte në rregull dhe më nxiti të shkoja menjëherë në shtëpi. Nëna ime më tha se nëse temperatura nuk do të binte më vonë atë natë do të shkonim në spital. Në orën 11 të natës, ethet nuk kishin ikur, kështu që shkova në spitalin Tongji.

Me të mbërritur pashë spitalin e mbushur me pacientë. Duke parë mjekët me rrobat e tyre të çuditshme të veshur ndryshe këtë radhe, jo si në jetën reale, për herë të parë si në dokumentarët e SARS, kuptova se diçka e keqe po më ndodhte.

Kur më bënë analizën rezultova i infektuar.

 

Kuptova se kisha nevojë për një mbështetje shpirtërore, sepse përtej dhimbjes fizike, mendova: Për mua ky është fundi, nuk do t’ia dal! Kështu që pashë shfaqjen time të preferuar në telefon dhe duke parë jetën normale dhe të lumtur të personazheve, mendova: Duhet t’i them lamtumirë kësaj jete përgjithmonë. Por duke parë shfaqjen, heroina ime kaloi shumë sprova në gjysmën e parë të jetës dhe më pas ajo ia doli me sukses. U kthjellova!

Në spital më dhanë për pesë ditë një mjekim Anti-HIV falas, kjo kurë do më lehtësonte dhimbjet e tmerrshme dhe gjendjen pa frymëmarje praktikisht, ndërsa familja ime po fillonte gjithashtu të merrte ilaçe të përshkruara. Fillova të besoj se do të shërohesha dhe kjo po ndodhte ditë pas dite.

Për shkak të situatës sime të përmirësuar dhe shtretërve të kufizuar në spital, më thanë të shkoj në shtëpi dhe të izolohem dhe kështu terapia ime përfundoi.

 

Më bënë një test tjetër koronavirus dhe më rekomanduan më shumë ilaçe. Të nesërmen rezultatet e testit treguan se isha negativ për virusin, por sipas udhëzimeve të mjekëve, më duhej të kthehesha për një test tjetër. Më 7 shkurt rezultatet treguan përsëri se unë isha negativ dhe tashmë isha i shëruar. Kisha shkuar deri në ferr dhe u ktheva mbrapsht!/abcnews.al