Shkon në 40 milionë numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën

schedule12:57 - 18 Tetor, 2020

schedule 12:57 - 18 Tetor, 2020

Ka shkuar në 40 milionë numri i të infektuarve me koronavirus, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në të gjithë botën. Në bazë të të dhënave në Worldometer, të infektuar me koronavirus rezultojnë të jenë zyrtarisht 40,016,093 persona.

Prej këtij totali, 1.1 milionë persona nuk e kanë fituar betejën për jetën, ndërsa 29,9 milionë persona janë shëruar, shkruan abcnews.al

Vendi më i prekur nga pandemia vijon të jetë SHBA ku numërohen 8.3 milion të infektuar dhe 224,283 raste fatale. Ndërsa, në vendin e dytë vjen India me rreth 7,5 milion të infektuar dhe 114,064 viktima.

I treti në radhë është Brazili me 5.2 milion të infektuar dhe 153,690 raste fatale.

Ndërkohë, rastet ditore po vijojnë të rriten ndjeshëm në Evropë ndërsa kontinenti i vjetër përballet me valën e dytë të koronavirusit dhe një pjesë e mirë e vendeve kanë prezantuar rregulla të reja anti-Covid.  s.b/abcnews.al/