Ka shkuar në 16 numri i të vdekurve nga shpërthimi që ndodhi të dielën në një treg tëJerevanit, kryeqyteti i Armenisë, sipas një njoftimi të autoriteteve të vendit.
Sipas të njëjtit burim, 18 persona të tjerë janë të zhdukur ndërsa janë raportuar 60 të plagosur. Shpërthimi, shkaku i të cilit nuk dihet, ka ndodhur pasditën e së djelës në tregun e shumicës Surmalou, një vend i frekuentuar zakonisht të djelave.
Sipas disa dëshmitarëve, shpërthimi ka ndodhur në një vend ku ishin ruajtur fishekzjarrët. Autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e një sulmi, ndërsa kanë bërë të ditur se ka nisur një hetim për “shkelje të rregulloreve për ruajtjen e produkteve të rrezikshme”.
Fatkeqësia në Jerevan e ka zhytyr Armeninë në zi në një kohë kur vendi po kalon një periudhë të vështirë.
Shteti i vogël i Kaukazit me rreth tre milionë banorë nuk është rikuperuar ende nga lufta e vitit 2020 me Azerbajxhanin fqinj, në të cilin pësoi një disfatë të rëndë që shkaktoi një krizë të madhe politike.
/abcnews.al