Çmimi i perimeve bazë ne tregjet me pakicë të Fierit ka shkuar në rënie drastike krahasuar me dy muaj më pare kur specat dhe domatet shënuan çmime rekord si pasojë e krizës nga lufta në Iran.
Sot një kg domate po shitet me pakicë, 80 lekë ndërsa tregtarët thonë se çmimi do të vazhdojë të bjerë duke shënuar për këtë periudhë rënie rekord.
Një periudhë e artë për konsumatorët por jo pë fermerët. Çmimi i ulët i perimeve të shportës si domate, trangull, speca, qepe dhe patate është rezultat i prodhimit të mbarë teksa mungesa e eksporteve ka bërë që tregjet vendase të kenë superprodhim e për pasojë çmime nën kosto.
Në këtë periudhë të vitit dalin në treg ato që quhen perime të hershme të serave.
Deri një muaj më parë, mbizotëronin produktet e importit të cilat kishin çmime të larta si pasojë e krizës së shkaktuar nga lufta në Iran. Por në qarkun e Fierit çmimet u rritën edhe pas dëmeve nga përmbytjet që ulën sasinë e prodhimit.


