Shkollat në New York do të japin mësime në shqip

schedule08:35 - 4 Maj, 2018

schedule 08:35 - 4 Maj, 2018

Shkollat në New York ofrojnë mësime në disa gjuhë të ndryshme, por të enjten është vendosur që t’i shtohet për herë të parë listës edhe gjuha shqipe.

E përditshmja e njohur amerikane, New York Post shkruan se janë të paktën 60 000 shqiptarë që banojnë në shtetin e New York-ut, më shumë se në ndonjë shtet tjetër të SHBA-së.

Më shumë se gjysma e tyre, sipas një studimi në vitin 2015, banojnë në lagjet e Bronksit të qytetit të New York-ut, në Pelham Parkway, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont.

Mësohet se do të jetë një shkollë në Morris Park që do të mirëpresë programin e parë dygjuhësh shqip-anglisht.

Ndërkohë Mark Gjonaj, këshilltar bashkiak në Bronks, një shqiptar i gjeneratës së dytë në SHBA thotë se është shumë krenar që ka punuar për të vendosur programin e gjuhës shqipe në shkollë, raporton New York Post.

Ndërkohë, në shumë shkolla në Shtetet e Bashkuara mësimdhënia zhvillohet në gjuhë të ndryshme si psh arabisht, frëngjisht, italisht, spanjisht, rusisht etj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!