Kushtrim Sinani një 30-vjeçar shqiptar i cili mbërriti në Britaninë e Madhe me kamion është arrestuar nga policia pasi u kap duke kultivuar lëndë narkotike.
Mediat bëjnë me dije se i riu shqiptar u shpall fajtor nga gjykata. Ai u kap duke kultivuar 128 bimë kanabisi më 5 Dhjetor të vitit të kaluar.
I riu u pikas gjatë kontrolleve të policisë pasi ata kishin hasur një pronë të veçuar. Efektivët trokitën në derë dhe fillimisht nuk morën asnjë përgjigje.
Ata u siguruan që dikush ndodhej brenda në shtëpi pasi kontrolluan kutinë e postës dhe panë përmes perdeve dritat e forta që shërbenin për rritjen e kanabisit.
Prokurori tha gjatë seancës se pas 5 minutash Sinani u shfaq në derë duke u hapur derën efektivëve të cilët pas kontrollit bënë të mundur arrestimin e tij. /abcnews.al