Shkodranët protestë për vizitën e Ramës, qëllojnë me vezë Prefekturën

schedule12:07 - 14 Prill, 2018

schedule 12:07 - 14 Prill, 2018

Qytetarët shkodranë të organizuar nga Partia Demokratike protestuan para Prefekturës. Ata ishin njoftuar për ardhjen e Kryeministrit Rama në Shkodër dhe tubimi i tyre u bë pikërisht për të pezulluar aktivitetet e tij dhe për të kundërshtuar përfshirjen e biznesit të vogël në TVSH.

E dinin që kryeministri Rama do të vizitonte Shkodrën të shtunën. Qytetarët të organizuar nga PD u mblodhën në një protestë. Qëllimi ishte për të mos lejuar zhvillimin e aktiviteteve tëkryeministrit Edi Rama në kryeqendrën e Veriut.

Me pankartat në duar ku shkruhej “Rama ik” protestuesit qëlluan me vezë godinën e prefekturës.

Përfaqesues të Partisë Demokratike në këtë qytet u thanë protestuesve së Kryeministri për shkak të tubimit kishte anulluar vizitën në Shkodër.

Por zyra e shtypit pranë Kryeministrisë hodhi poshtë pretendimin e përfaqesuesve demokratë, duke njoftuar se nuk kishte pasur asnjë axhendë takimesh të kryeministrit Rama në Shkodër.

Qytetarët shkodranë  kundërshtojnë përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e deklarimit të TVSH.

“Unë nuk kam rrugë tjetër, më ka bërë halli i madh”.

“Duhet me u çu tan populli i Shkodrës, edhe mos me lan se jemi tu plas”

“Ky është njeriu më i pabesë që ka trulli shqiptar , ishall don Zoti nuk e ka kurrë më Shqipnia këtë tradhtar”

Me biznese, me taksa, me rroga më ulëta në Evropë me ndihmën ekonomike më të ulët në Evropë, me gjendjen sociale më të keqe”.

“E bëri shqipërinë Kolumbi”

“Sa më shpejt e sa më parë të ikë Edi Rama”.

Ata kërkojnë edhe lirimin e 11 kuksianëve që mbahen të arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!