Shkodranët e duan librin, drejtori i bilbliotekës: Ka shumë frekuentim

schedule22:50 - 13 Janar, 2020

schedule 22:50 - 13 Janar, 2020

Në biblioteken “ Marin Barleti” të Shkodrës ndodhen rreth 250 mijë libra me rreth 80 mijë tituj. Deri këtu duket si një bibliotekë e zakonshme, por kur nis e mëson mbi fondin e librave, ndalesh tek disa antikuarë të rrallë. Janë këto libra të cilët janë botuar para shekullit të 16 dhe kanë udhëtuar në vende të ndyshme deri sa janë grumbulluar në Shkodër.

Mes  tyre gjejmë edhe Kronikat e Marin Barletit apo dhe  “Historinë e Skënderbeut”, botim i vitit 1578.

Kureshtjen e atyre që e duan librin e shuan Drejtori i Bibliotekës së Shkodrës Maxhid Cungu.

“Ajo që e bënë më të veçantë dhe më të pasur është shumë llojshmëria e koleksioneve që përmban, duke filluar tek koleksioni i Antikuariatit që përmbanë vlera të mëdha  të trashëgimisë kulturore qoftë shqiptare, por edhe të autorëve të huaj. Pjesë e këtij koleksioni janë librat Incunabul (Inkunabel), të prodhuara para shekullit të 16-të. Që kanë tematika të ndryshme duke filluar nga ato fetare, por edhe të drejtës Kanonike, apo librat gjuhësor, të historisë, gjeografisë. Është një fond i veçantë i dorëshkrimeve që përmban 155 njësi nga autorë, kryesisht lokal, shumë të përmendur për historinë e Shqipërisë, për shkencën e albanologjisë. Sic janë At Shtjefen Gjeçovi, që ka pjesë nga Kanuni I Lekë Dukagjinit. At Justin Rrota ku përfshihen dorëshkrime me shumë vlerë të tijat, dhe pastaj janë edhe autor të tjerë sic është Dora D’Istria dhe shkrimtar të tjerë,” u shpreh drejtori i Bibliotekës “Marin Barleti” Shkodër, Maxhi Cungu.

Disa nga librat e rrallë kanë shëtitur nga një dorë në një tjetër. Gjenden edhe shënimet se kujt i përkisnin ato. “Çeta e Profetëve” e botuar në  vitin 1685, ishte kujtim i At Shtjefen Gjeçovit, të cilit i ishte dhuruar nga një prift nga Dalmacia në vitin 1910-të dhe më pas Gjeçovi e ka dhuruar At Justin Rrotës.”

Po sa të interesuar janë lexuesit dhe studiuesit, a mund ti marrin nga biblioteka për pak kohë? Cungu pohon se ka shumë interes për këto koleksione, por ato janë unik dhe nevojitet një procedurë e veçantë, për shkak edhe të ruajtjes së tyre nga dëmtimet.

“Fondi për cilin flasim, natyrisht nuk është i ekspozuar për lexuesit e zakonshëm është një procedurë tjetër për ti vënë në dispozicion librat. Janë me përdorim të kufizuar, për shkak edhe të vlerave që përmbajnë. Disa nga to janë dhe digjitale, mund të lexohen online”, u shpreh Maxhid Cungu.

Pjesë e këtij fondi është dhe vepra e një rëndësie të veçantë botërore se Toma Akuini, që është botim i vitit 1486.

Gjatë kësaj vizite në blibliotekë na gëzoi fakti që ka frekuentim.

“Ka frekuentim nga çdo moshë dhe fëmijë, vijnë dhe nga qytete të tjera”

Bibliotekat në qytetin e Shkodrës e kanë zanafillën  në vitin 1683 me bibliotekën e “Bogdanit”, me pas ishin biblioteka të shoqërive të ndryshme kulturore në qytetin e Shkodrës, siç është ajo e vitit 1899 e “Shoqnisë Bashkimi”, e kështu me radhë dëri tek kjo aktuale Marin Barleti.

Intervista me Maxhid Cungu

Sa është numri i librave të vjetër librave antikuar që ka fondi i bibliotkes së Shkodrës?

M.Cungu: Biblioteka e qytetit të Shkodrës është ndër më të pasurat në vënd sa i përket numrit të librave. Janë rreth 220 mijë libra, e thënë ndryshe rreth 80 mijë tituj, pasi një titull mund të ketë disa kopje. Dhe ajo që e bën më të veçantë dhe më të pasur është shumë llojshmëria e koleksioneve që përmban, duke filluar tek koleksioni i Antikuariatit që përmban vlera të mëdha  të trashëgimisë kulturore qoftë shqiptare, por edhe të autorëve të huaj. Pjesë e këtij koleksioni janë librat INCUNABUL- (INKUNABEL), të prodhuara para shekullit të 16-të. Që kanë tematika të ndryshme duke filluar nga ato fetare, por edhe të drejtës Kanonike, apo librat gjuhësore, të historisë, gjeografisë. Është një fond i veçantë i dorëshkrimeve që përmban 155 njësi nga autorë kryesisht lokal, shumë të përmendur për historinë e Shqipërisë, për shkencen e albanologjisë. Siç janë At Shtjefen Gjeccovi, që ka pjesë nga Kanuni i Lekë Dukagjinit. At Justin Rrota ku përfshihen dorëshkrime me shumë vlerë të tijat, dhe pastaj janë edhe autor të tjerë siç është Dora D’Istria dhe shkrimtar të tjerë.

Sa është interesi?

Fondi për cilin flasim, natyrisht nuk është i ekspozuar për lexuesit e zakonshëm është një procedurë tjetër për ti vënë në dispozicion librat, janë me perdorim të kufizuar, për shkak edhe të vlerave që përmbajnë, por ruajtjes nga përdorimi, ruajtjes nga konsumi. Natyrisht janë objekt për studimin nga studjues të ndryshëm të cilët, të cilët studiojnë në fusha të historisë apo të shkencave tjera. Natyrisht ka një interes të madh jo vetëm nga lexuesit në Shkodër por vijnë studiues edhe nga vendet tjera. Një pjesë e këtij fondi është i dixhitalizuar, mund të shihet edhe online, në saje të projektit që ka bërë biblioteka gjatë viteve të kaluara, për të rujtuar nga konsumi, por edhe të jenë disponibël për studjues të ndryshëm apo për këdo që ka interes, për të marrë informacion nga këto libra.

Frekuentimi i lexuesve të zakonshëm këtu në bibliotekë si është?

Ndoshta për një njeri të zakonshem këtë nuk e verën, por për një njeri që e frekuenton rregullisht biblioteken, e vëren se frekuentimi është shumë i madh. Duke filluar tek peridiku i cili frekuentohet shumë, por tek librat tjerë të natyrës shkencore apo divulgative, romane, apo letërsi qoft e vendit apo e huaj ka një frekuencë të madhe të lexuesve, të të gjitha moshave duke filluar që nga seksioni i fëmijëve por edhe lexues tjerë./abcnews.al