Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e ka dënuar vrasjen e një paqeruajtësi francez në Liban.
“Ky është incidenti i tretë në javët e fundit që ka rezultuar në vdekjen e paqeruajtësve që shërbejnë në Liban. Këto sulme duhet të ndalen”, tha ai në X.
Guterres u bëri thirrje të gjitha palëve të respektojnë armëpushimin 10-ditor që është aktualisht në fuqi në Liban.
Presidenti francez, Emmanuel Macron tha më herët se “gjithçka” sugjeronte që Hezbollahu ishte përgjegjës për sulmin ndaj rreshterit-shef Florian Montorio, i cili plagosi edhe tre ushtarë të tjerë.
Megjithatë, grupi militant i mbështetur nga Irani lëshoi një deklaratë duke mohuar se qëndronin pas vrasjes./abcnews.al


