Shkodër, një e vdekur dhe dy të plagosur nga rrufeja

schedule14:56 - 17 Korrik, 2018

schedule 14:56 - 17 Korrik, 2018

Një rrufe goditi një traktor në një arë në zonën e Dajçit në Shkodër. Aty po punonin tre persona nga të cilët një grua humbi jetën, u plagos bashkëshorti i saj dhe një person tjetër.

Tre persona janë goditur nga rrufeja. Një grua ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë, kanë mbetur të plagosur rëndë.

Të plagosurit janë Cin  Luka, 54 vjeç dhe Ndok Vija, 60 vjeç. Gruaja e Cin Lukaj, Veronika, 53 vjeç, ka mbetur e vdekur në vend.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sukaj, të Dajçit, ndërsa të plagosurit dhe viktima kanë qenë duke mbledhur barin e thatë për bagëtitë.

Dy burrat ndodhen në spitalin e Shkodrës, kurse viktima u dërgua në morg. Bashkëshorti i kësaj të fundit është në gjendje kritike për jetën, ndërsa i plagosuri tjetër, sipas mjekeve nuk paraqet rrezik.

Moti me vranësira ka qenë arsyeja që i nxorri në arë për të mbledhur barin e kositur për bagëtitë.

Kur rrufeja goditi traktorin, viktima dhe dy të plagosurit ndodheshin shumë pranë mjetit. Me gjithë ndihmën që i dhanë banorët, 53-vjeçarja Veronika Luka nuk mundi të mbijetojë./abcnews.al