Shkodër/Ministria e Mbrojtjes: 4888 Ha sipërfaqe e përmbytur

schedule09:28 - 24 Mars, 2018

schedule 09:28 - 24 Mars, 2018

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion për mediat lidhur me situatën e përmbytjeve në Shkodër.

Sipas ministrisë, niveli i ujit sot në mëngjes është ulur me 10 -15 centimetra. Sipërfaqja e përmbytur në Bashkinë Shkodër aktualisht është 4888 Ha, nga të cilat 2320 Ha të mbjella me jonxhë.

600 efektivë të Forcave të Armatosura të angazhuar në Shkodër që prej 5 Marsit deri më tani, kanë evakuuar 26 familje, ndërsa 2 mijë banorë janë lehtësuar me transportin e përditshëm.

Janë evakuuar e po trajtohen me bazë ushqimore 2500 krerë bagëti. Bashkë me banorët, Forcat e Armatosura kanë përforcuar 650 metra argjinaturë në Pentarë e Cas.

Nga Ministria e Mbrojtjes dhe rezervat e shtetit janë shpërndarë mbi 30 mijë kg ushqime e detergjentë, 23 mijë litra ujë e më shumë se 53 mijë kilogramë koncentrat. 300 ton koncentrat e qindra ton ujë pritet të shpërndahen ditë pas dite.

Nga rezervat e shtetit janë shpërndarë pako ushqimore, shtretër, çadra, batanije e çizme për banorët në vështirësi./abcnews.al