Shkodër, makina përplas për vdekje 60 vjeçarin, një 97 vjeçar bie nga motorri

schedule13:57 - 29 Nëntor, 2018

schedule 13:57 - 29 Nëntor, 2018

Dy aksidente kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës brenda një harku kohor të shkurtër nga njëri-tjetri. Një person ka humbur jetën kurse një tjetër ndodhet në spital me plagë të rënda. Në lagjen “Bahçallek”  sipas policisë i moshuari me biçikletë u përplas nga një makinë. Nuk dihet ende shkaku i këtij aksidenti, ndërkohë që viktima është Petrit Barbollushi 60 vjeç.

Më herët një tjetër aksident kishte ndodhur në qytetin e Shkodrës. Një 97 vjeçar që po lëvizte me motorr është rrëzuar dhe mori plagë në kokë. Ai ndodhet në spitalin e rajonal të Shkodrës./abcnews.al