Shkodër, konfliktohen të dehur dy të rinj me thika, njëri humb jetën

schedule08:42 - 2 Prill, 2018

schedule 08:42 - 2 Prill, 2018

Një konflikt i çastit i mori jetën një të riu pas mesnates në Hot të Ri në Shkodër. 28-vjeçari Kolë Fermosi u godit me thikë për vdekje nga autori i dyshuar Kristian Shkambi, 27 vjeç. Sipas policisë, dy të rinjtë ishin duke pirë bashkë në një tavolinë dhe në gjendje të dehur u konfliktuan me njëri-tjetrin. Pasi dolën jashtë lokalit, autori i dyshuar Kristian Shkambi e goditi me thikë për vdekje 28-vjeçarin Kolë Fermosi. Policia arrestoi menjëherë pas krimit autorin e dyshuar të vrasjes dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!