Katër persona janë arrestuar gjatë operacionit “Rruga e Gabuar”, ku dhe u sekuestruan 100 kilogram kanabis sativa. Të arrestuarit janë tre shtetas nga Velipoja dhe një nga Vau i Dejës; Nardi Malaj, 45 vjeç, banues në fshatin Baks, Shkodër, Dod Dodani, 41 vjeç, banues në fshatin Mnelë, Shkodër, Jozef Ndoci, 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe Shkodër, Aurel Tanushi, 24 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Shkodër .
Të katër këta persona u arrestuan në rrugën kombëtare Lezhë-Shkodër. Gjatë kontrollit në pjesën e mbrapme të makinës së tyre “Audi” të parkuar në një pikë karburanti jofunksionale u gjet 100 kilogramë lëndë e dyshuar marijuanë në 7 thasë të zinj plastikë e mbuluar me çarçafë.
Po ashtu në makinë u gjetën edhe dy mostra lënde të dyshuar marihuanë rreth 67 gram. Në shtëpinë e shtetasit Dodani u gjet lëndë e dyshuar narkotike 42,2 gram si dhe fara gjithashtu të dyshuara të bimëve narkotike 179,8 gram. Në cilësinë e provës materiale u sekuestra e tërë lënda e gjetur, dy automjete “Audi” dhe “Merzedes” si dhe katër telefona celularë./abcnews.al