Shkodër, burri vrau gruan me çekiç për 60 mijë lekë të vjetra

schedule08:52 - 27 Prill, 2018

schedule 08:52 - 27 Prill, 2018

Një krim i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në Shkodër. Pas një sherri familjar burri vrau gruan e tij me çekiç.

E vrau gruan me çekiç për shkak se i shpenzoi 6 mijë lekë për dy ditë. Kështu ka pretenduar momentet e para të arrestimit 69 vjeçari Bashkim Teli i cili goditi për vdekjen gruan e tij Suzana Shumani 58 vjeçe.

Ngjarja ndodhi në orën 1:00 të mëngjesit në lagjen “Parrucë” të Shkodrës.

Sipas ekspertëve të këqyrjes së vendit të ngjarjes autori e ka qëlluar disa herë në kokë viktimën.

Fqinji i çiftit i cili dëgjoi zhurmën njoftoi policinë, e cila bëri arrestimin e menjëhershëm të Bashkim Telit.

Burri vrasës nuk bëri rezistencë.

Në kohën kur ndodhi krimi ata ishin vetëm në shtëpi, në një apartament në Parrucë.  Kurse dy vajzat e tyre jetojnë në Tiranë.

Ne cilesine e proves materiale policia ka sekuestruar edhe çekiçin me të cilin ka kryer vrasjen. Bashkim Teli akuzohet për vepren penale ” Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!