Shkodër, autori tregon pse vrau me thikë fqinjin

schedule14:16 - 30 Gusht, 2018

schedule 14:16 - 30 Gusht, 2018

Gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë arrest me burg për Alfred Pllumbajn, i cili dyshohet se është autor i vrasjes së 55-vjeçarit Prendush Fushaj. Ai tha në gjykatë se nuk ka shkuar me thikë, por vetë viktima e ka thirrur dhe pas debatit janë përleshur duke bërë që 55-vjeçari të humbë jetën.

Viktima ka dyshuar se autori i ka vjedhur pak ditë para ngjarjes një shume prej 700 mijë lekësh të vjetra. Për këtë gjë është debatuar dhe ngjarja përfundoi me vrasjen e Fushajt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!