Shkodër, ambasadori zviceran: Duhet dialog nga palët  

schedule13:00 - 14 Maj, 2019

schedule 13:00 - 14 Maj, 2019

Ambasadori zviceran Adrian Metrë tha nga Shkodra se rruga e zgjidhjes në këtë situatë politike është dialogu mes palëve. Metrë tha se në Zvicër çelësi i suksesit ka qenë dialogu.

 “Unë mendoj se ajo që është e rëndësime është që të jesh i gatshëm për dialog. Unë jam tërësish dakord me kolegët e mi të cilët një zëri kanë thënë se dhuna nuk ka rendësi se nga vjen, nga cila anë ,por është tërësisht e papranueshme.  Në vendin tim një faktor i rëndësishëm për vendin tonë ka qenë fakti sepse ka qenë gjithmonë gatishmëria për dialog dhe vullneti për t’i arritur gjërat. Prandaj ka qenë i rëndësishëm dhe suksesi ynë sepse ka qenë në saj të bashkëpunimit. Ky lloj projekti për të cilin ne kemi qenë sot këtu mund të arrij sukses nëse të gjitha palët bashkëpunojnë me njëra-tjetrën”./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!