Shkencëtarët pretendojnë “fitoren” ndaj koronavirusit duke testuar ujërat e zeza

schedule20:11 - 2 Korrik, 2020

schedule 20:11 - 2 Korrik, 2020

Një test i koronavirusit në ujërat e zeza mund të jetë një “fitore e lehtë”. Shkencëtarët e udhëhequr nga Qendra për Ekologji dhe Hidologji në Mbretërinë e Bashkuar po punojnë në një provë të standardizuar për të “llogaritur” sasinë e koronavirusit në një mostër të ujërave të zeza.

“Sa më parë të gjesh (një sinjal), aq më herët mund të ndodhë një ndërhyrje,” thotë studiuesi kryesor Dr Andrew Singer.

Një rrjet shkencëtarësh nga universitete përfshirë Newcastle, Bangor dhe Edinburgh tashmë janë bashkuar me ndërmarrjet lokale për të mbledhur mostra të ujërave të zeza të patrajtuara nga impiantet e trajtimit.

Në fillim të pandemisë Covid-19, hulumtimi zbuloi se personat e infektuar me virus “derdhin” material viral në feçe. Ky detaj ngjalli një interes për “epidemiologjinë e ujërave të zeza”, shkruan BBC, transmeton abcnews.al.

“Me marrjen e mostrave të ujërave të zeza në pjesë të ndryshme të rrjetit të kanalizimeve, ne mund të ngushtojmë gradualisht një shpërthim në zona më të vogla gjeografike, duke u dhënë mundësi zyrtarëve të shëndetit publik që të synojnë shpejt ndërhyrjet në ato zona në rrezik më të madh të përhapjes së infeksionit”, tha Dr Singer.

“Rrjeti ynë tashmë ka gjashtë laboratorë që janë në gjendje ta bëjnë atë punë, kështu që një sistem kombëtar i mbikëqyrjes mund të ndodhë nesër”, shtoi ai.

Pra, ndërsa studiuesit thonë se ata tashmë kanë një test të besueshëm që mund të tregojë praninë ose mungesën e koronavirusit, ata tani po punojnë në një mënyrë për të matur nivelet e infeksionit rregullisht në të gjithë rrjetin e trajtimit të ujit.

Prof Graham dhe kolegët e tij tani kanë zhvilluar një mënyrë për të kuantifikuar materialin gjenetik nga koronavirusi.

Ai theksoi se aktualisht u deshën shtatë deri në 10 ditë për të përcaktuar nëse një person kishte sëmundje.

“Ne mund t’ju tregojmë nëse dikush në komunitet e ka atë të paktën një javë më parë”, tha ai. /abcnews.al