Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkencëtarët parashikojnë se njerëzit do të ‘flasin’ me kafshët në vitin 2040

schedule12:57 - 17 Qershor, 2020

schedule 12:57 - 17 Qershor, 2020

Njerëzit do të jenë në gjendje të komunikojnë me kafshët shtëpiake, parashikojnë ekspertët. Brenda 20 viteve, njerëzit mund të përdorin realitetin virtual për të ‘biseduar’ me kafshët e tyre, dhe të ‘shijojnë’ ushqimin e njerëzve të tjerë, pa ngrënë asgjë.

Në një raport të publikuar nga Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë në Japoni, thuhet se pajisjet VR dhe AR do të veprojnë si interpretues ose ndihmës virtual, duke mundësuar një gamë të gjerë ndërveprimesh të reja. Gjithashtu, në raport thuhet se dhe njerëzit me aftësi të kufizuara do të jenë në gjendje të provojnë aktivitete si skijimi, shkruan abcnews.al

Parashikimet e përparshme të këtij institucioni kanë rezultuar të sakta, që nga fillimi i botimit të këtyre raporteve të quajtura “Letra e Bardhë mbi Shkencën dhe Teknologjinë” në vitet 1870. Në 1982, institucioni parashikoi përdorimin e gjerë të telefonave celularë brenda 20 viteve, duke pretenduar se ata do të zëvendësojnë telefonat fiks, si mënyra standarde e komunikimit për shumicën e njerëzve. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!