Një grup shkencëtarësh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë duke vizituar dikur “epiqendrën” e koronavirusit, Wuhan-in. Sipas raportimeve, OBSH do të komunikojë edhe me shkencëtarët kinezë të cilët janë duke studiuar të njëjtën gjë.
Shkencëtarët do të shohin nëse kanë mbetur kampionë të pa ekzaminuar nga sëmundja respiratore dhe do të studiojnë mënyrat nëpërmjet të cilave virusi mund të ketë kaluar nga specia bartëse tek njeriu.
Megjithatë, shkencëtarët kanë theksuar se ata nuk janë duke shkuar në Wuhan për të drejtuar gishtin nga Kina, diçka që është kërkuar prej kohësh nga administrata e Trump dhe aleatët e tij.
Ndërsa disa nga shkencëtarët do të shkojnë në Kinë, një grup tjetër do të jenë pjesë e një iniciative më të gjerë që përfshin ekspertë të fushës nga e gjithë bota.
Rëndësia e shkuarjes në Kinë, dhe më konkretisht në Wuhan u thkesua nga profesori i epidemiologjisë Fabian Leendertz. s.b/abcnews.al/