Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni anti-drogë i zhvilluar në Tiranë, ku 4 persona u arrestuan, pasi u kapën duke shkëmbyer kanabis në parkingun e një qendre tregtare.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se ka dyshime se droga vinte nga zona e Fushë Krujës gjatë verës. I dyshuar si posedues i kësaj sasie prej mbi 16 kilogram kanabis është 23-vjeçari Haziz Zylufa dhe Vladimir Dylgjeri.
Ndërkohë, sipas hetimeve, klientët i gjente Demokrat Dylgjeri, nga Elbasani i cili kishte kontaktuar me Hyrxher Meten nga Korça. Këta dy te fundit kanë ardhur në Tiranë dhe kanë lënë takim në parkimin e Tegut.
Aty kanë ardhur edhe dy poseduesit e drogës Haziz Zylyfa dhe Vladimir Dylgjeri. Sapo kanë tentuar të shkëmbejnë drogën ata janë kapur nga Antidroga e Tiranës e cila i mbante nën vëzhgim.
Mësohet se grupi në fjalë mbahej nën vëzhgim prej 5 muajsh nga agjentët e antidrogës të cilët i kanë lëjuar që të shkojmë deri në pikën e takimit ndërsa me pas i kanë arrestuar.
Dyshohet se Mete do e shpërndante drogën në qytetin e Korçës ku pas një kontrolli në banesë, atij i janë gjetur edhe një sasi prej 90 gram kokainë e ndarë në doza gati për shitje. Vlera e kanabisit kap vlerën 17-20 mijë euro në treg./abcnews.al