Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkëmbimi me armë zjarri në Mamurras/ Policia: 23-vjeçari ishte i shpallur në kërkim, i dënuar në Itali për tentativë vrasjeje (EMRI)

schedule15:54 - 19 Maj, 2026

schedule 15:54 - 19 Maj, 2026

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shkëmbimin me armë zjarri mes uniformave blu dhe dy personave në Mamurras.

Sipas policisë, njëri prej personave, 23-vjeçari Leonard Dema ka qenë i shpallur në kërkim, ndërkohë që rezulton i dënuar me 7 vjet burg  në Itali për tentativë vrasjeje, kurse personi i cili po e shoqëronte, Amadeo Fufi ishte i armatosur.

Nga burimet tona, rezulton se Amadeo Fufi është djali i ish deputetit demokrat Mhill Fufit.



“Në vijim të operacioneve të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, të realizuara pas shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të veprimeve operacionale me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim kapjen e shtetasve në kërkim, është administruar informacion për vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim Leonard Dema, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje”, njofton policia.

Në momentin që janë pikasur nga policia dy personat kanë bërë rezistencë, duke rrezikuar kështu edhe jetën e efektivëve.

Gjatë neutralizimit është plagosur 23-vjeçari në kërkim, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës. Pas ngjarjes, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Amadeo Fufi, 28 vjeç, që shoqëronte shtetasin në kërkim. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!