Shkëlqimi i Kean te PSG, Ancelotti: Do të rikthehet sezonin e ardhshëm tek ne

schedule11:37 - 31 Tetor, 2020

schedule 11:37 - 31 Tetor, 2020

Sulmuesi në pronësi të Everton, Moise Kean, po shkëlqen tek PSG-ja. Italiani nuk gjeti shumë hapësira sezonin e kaluar në formacionin e Carlo Ancelottit dhe prandaj drejtuesit e klubit anglez vendosën ta huazonin atë për një sezon tek francezët.

Ka qenë vetë tekniku që ka konfirmuar se Kean do të rikthehet në fund të sezonit përsëri në Premier League. “Nuk kam folur me të, por kam parë që ka shënuar katër gola në dy ndeshje. Kjo është diçka e mirë. Është mirë për PSG-në, për të, por edhe për ne gjithashtu”, deklaron Ancelotti.

“Ne vendosëm që ta huazonim atë për të patur mundësinë që të luaj më shumë minuta. Ai po tregon kualitetet që ka dhe do të kthehet sezonin e ardhshëm”, përfundon italiani. Kujtojmë që marrëveshja mes klubeve ishte për një huazim 1-vjeçar. Kështu që nëse kampionët e Ligue 1 e duan Kean në ekip, duhet të negociojnë me Everton. /abcnews.al