Shkëlqimi dhe rënia e Eriksson, përfundon në divizionin e dytë të Greqisë

schedule13:36 - 24 Korrik, 2021

schedule 13:36 - 24 Korrik, 2021

Sven-Goran Eriksson është gati të rikthehet në stol. Tekniku i njohur suedez qëndron pushim prej 25 janarit të vitit 2019, moment kur i dha fund aventurës me kombëtaren e Filipineve.

Më parë ka fituar trofe me skuadra si Lazio, Roma, Benfica, Sampdoria dhe Goteborg (Kupa UEFA), teksa drejtoi edhe Anglinë në vitet 2001-2006.

73-vjeçari do të provojë një aventurë në Greqi. SportExpressen shkruan se Eriksson është shumë afër akordit me Sfk Pierikos, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit grek. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!