Shkëlqeu në sezonin debutues, Dortmund kërkon blerës për sulmuesin

schedule18:56 - 20 Janar, 2020

schedule 18:56 - 20 Janar, 2020

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Paco Alcacer, shkëlqeu sezonin e shkuar në Bundesliga, duke shënuar rregullisht dhe duke qenë një ndër golashënuesit më të mirë në kampionatin gjerman të futbollit.

Megjithatë, forma e tij erdhi në rënie në fund të sezonit që lamë pas dhe ky sezon aktual, nuk ka nisur mirë për bomberin spanjoll. Përveçse dëmtimeve të shumta, Alcacer nuk ka arritur as të fitojë një vend titullari në shumicën e ndeshjeve. Tashmë, ardhja e Haaland sugjeron se Alcacer nuk është më në planet e verdhezinjve.

Dortmund po kërkon blerës për numrin 9 dhe drejtori sportiv i klubit, Michael Zorc, pranoi se nuk ka marrë ende asnjë ofertë. “Qëndrimi ynë është i qartë në lidhje me këtë çështje, por deri më tani, nuk ka asnjë ofertë zyrtare”. Atletico Madrid është skuadra më e interesuar për shërbimet e bomberit spanjoll./abcnews.al