Shkëlqeu me dy gola ndaj Burnley, Bale: Po rikthehem në formën më të mirë

schedule23:24 - 28 Shkurt, 2021

schedule 23:24 - 28 Shkurt, 2021

Tottenham arriti një fitore shumë të rëndësishme sot në shtëpi kundër Burnleyt, ku të besuarit e Jose Mourinhos triumfuan me rezultatin 4-0. Protagonisti kryesor në këtë takim ishte padyshim Gareth Bale, i cili arriti të shënojë dy herë dhe asistoi për Harry Kane në golin e dytë.

Ish-sulmuesi i Real Madrid mesa duket ka rigjetur sërish formën e tij, pas një fillimi jo të mirë me londinezët. Në katër ndeshjet e fundit, Bale ka shënuar 4 gola e ka dhuruar 3 asiste si dhe pas ndeshjes e pranon se po rikthehet më i fortë se kurrë.

“Po rikthehem në formën time më të mirë. Më është dashur pak kohë. Jam përmirësuar shumë fizikisht si dhe kam fituar besimin e munguar. Ju mund ta shikoni këtë gjë në ndeshjet e fundit”, deklaron uellsiani. /abcnews.al