Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Shkëlqen me Juventusin, Totti merr në patronazh talentin shqiptar

schedule13:57 - 31 Korrik, 2020

schedule 13:57 - 31 Korrik, 2020

Luis Hasa konsiderohet si një nga lojtarët më të talentuar te moshat e Juventusit. Ai është kapiten i ekipet të 16-vjeçarëve dhe shquhet për cilësitë teknike.

Adoleshenti luan në qendër të mesfushës dhe si sulmues i jashtëm, ndërkohë që shpesh tenton edhe portën. Këtë sezon ia ka dalë të shënojë 6 gola në 16 ndeshje.

Cilësitë e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga menaxherë e skautë të ndryshëm. Francesco Totti është ai që e ka bindur shqiptarin për të nënshkruar me kompaninë e tij, që do e menaxhojë në vazhdim.



Hasa është nën vëzhgim edhe nga Italia, që mund ta përfshijë me moshat dhe në të ardhmen pse jo edhe në ekipin e parë. Numri “10” i bardhezinjve ka një të ardhme të ndritur përpara dhe të gjithë shpresojnë të bëhet një yll në të ardhmen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!