Dy antena radio janë sulmuar me raketa në rajonin lindor separatist të Moldavisë, raporton The Guardian.
Antenat transmetonin emisione ruse.
Ministria e Punëve të Brendshme në Transnistria, në rajonin separatist të Moldavisë njoftoi se mëngjesin e sotëm ndodhën dy shpërthime në fshatin Maiac, rrethi i Grigoriopolit: i pari në orën 6.40 dhe i dyti në orën 7.05.
A photo of the two most powerful towers of the radio center in #Transnistria, which used to broadcast #Russian radio which were knocked out. pic.twitter.com/QDJhDYYOWv
— NEXTA (@nexta_tv) April 26, 2022
Sipas Minsitrisë asnjë banor nuk është lënduar nga sulmet. Transnistria kufizohet me Ukrainën.
Transnistria kufizohet me Ukrainën nga perëndimi. Transnistria ka vetëshpallur pavarësinë pas rënies së Bashkimit Sovjetik në një konflikt të përgjakshëm, por nuk njihet ndërkombëtarisht dhe zyrtarisht mbetet pjesë e Moldavisë. /abcnews.al/