Ekrem Mustafa nga komuna e Ferizajt, pritet të emërohet ministër i ri Punëve të Brendshme. Kështu kanë bërë të ditur për klankosova.tv, burime brenda Qeverisë, emërim ky i cili pritet të ndodhë pas shkarkimit nga detyra të ministrit paraprak Bejtush Gashit.
Edhe Ekrem Mustafa sikurse Bejtush Gashi, vijnë nga partia Aleanca Kosova e Re.
Që Ferizaj ta ketë një ministër në radhët e Qeverisë e kishte kërkuar disa herë edhe deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri. /klankosova.tv