Zgjedhjet, 100 mijë emigrantë/ Ministri Hoxha: Është shtyrë deri në 31 maj afati i ID të skaduara

schedule14:51 - 7 Shkurt, 2025

schedule 14:51 - 7 Shkurt, 2025

Rreth 100 mijë  shtetas shqiptarë janë regjistruar deri tani në platformën  e Komisionit Qëndror të  Zgjedhjeve për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Ky fakt u tha nga Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha gjatë  një takimi të  zhvilluar me Prefektët në qytetin e Gjirokastrës.

Në një prononcimi për mediat ministri Hoxha pohoi se,  janë hartuar të gjitha planet e masave , ku prefektët e qarqeve në bashkëpunim  me bashkitë,  Policinë e Shtetit  do të jenë në gjendje për të ngritur infrastrukturën  dhe planifikuar  në mënyrë të rregullt zgjedhjet.

“Sot në vijim të takimeve që ne kemi  periodikisht me prefektët e qarkut  kemi bërë një takim në Gjirokastër ku kemi biseduar për  të gjitha masat e marra dhe  koordinimin për përgatitjen  dhe ngritjen e infrastrukturës  për zgjedhjet e 11 majit , kemi diskutuar në detaje  të gjitha përgjegjësitë  që prefektët e qarqeve duhet të marrin  në zbatim të ligjit dhe kodit zgjedhor, aktualisht  janë hartuar të gjitha planet e masave , prefektët e qarqeve në bashkepunim  me bashkitë,  Policinë e Shtetit  do të jenë në gjendje për të ngritur infrastrukturën  dhe planifikuar  në mënyrë të rregullt zgjedhjet  e 11 majit 2025 , aktualisht kemi rreth 100 mijë  shtetas shqiptarë të cilët janë regjistruar  në platformën  e Komisionit Qëndror të  Zgjedhjeve për zgjedhjet e 11 majit” .

Për emigrantët që dëshirojnë të votojnë jashtë vendit dhe që ju ka përfunduar afati i kartës së identitetit apo pasaportës vlefshmëria e tyre do të shtyhet deri në datën 31 maj 2025 duke ju dhënë mundësinë të jenë pjesë e procesit të zgjedhjeve parlamentare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!