Senati me shumicë republikane refuzoi kërkesën e demokratëve për dëshmitarë shtesë në gjyqin e Presidentit, Donald Trump.
Ky vendim ia hap rrugën shfajësimit të tij përballë akuzave për keqpërdorim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit. Senati ka kërkuar kohë për më shumë negociata në lidhje me një përfundim në gjyqin e fajësimit të Trumpit.
Bllokimi i dëshmitarëve u përkrah nga 51 senatorë, ndërsa 49 e përkrahën paraqitjen e dëshmive. Vetëm dy senatorë republikanë, Mitt Romney dhe Susan Collins, dolën kundër partisë së tyre dhe e përkrahën Partinë Demokratike për paraqitjen e dëshmitarëve.
Pas një debati gjatë gjithë ditës të Premte në lidhje me mënyrën e afrimit të gjykimit. Gjyqi i kundërshtimit do të rifillojë të hënën.
Presidenti Donald Trump akuzohet nga demokratet se ka kushtëzuar ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës me hetimet që ky shtet do t’i fillonte kundër rivalit të tij politik, Joe Biden. Kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se i tërë procesi është “gjueti e shtrigave” kundër tij./abcnews.al


