Shkaqet nuk dihen ende, ky është i dënuari në burgun e Drenovës që u nda nga jeta

schedule08:58 - 26 Mars, 2021

schedule 08:58 - 26 Mars, 2021

Ky është 41-vjeçari Edmond Jonuzi, i dënuari në burgun e Drenovës i cili ndërroi jetë të enjten mbrëma. Gazetarja Lediona Xheladinaj raportoi se Jonuzi u dërgua në spitalin e Korçës në gjendje të rënduar shëndetësore, por pavarësisht ndihmës nga mjekët ndërroi jetë.

41-vjeçari ishte i dënuar me 12 vite burg për plagosje, përdorues i lëndëve narkotike dhe i kishin mbetur edhe 4 vite për ta përfunduar.

Zyrtarisht ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa një burim i tha ABC, se i dënuari vuante nga zemra dhe depresioni. sb/abcnews.al/