Dita e fundit e vitit pritet të jetë e ftohtë dhe pa reshje. Të tillë e parashikojnë meterologët, të cilët thonë se shiu do të rikthehen në 2018-n.
Çadrat mos i ndani nga vetja deri të premten. Reshjet e shiut dhe borës, sipas shërbimit “Meteoalb”, do të largohen nga vendi vetëm në fundjave.
Ndërkohë, i ftohti do të na shoqërojë deri në mbyllje të vitit. Vlerat e termometrit pritet të ulen ndjeshëm.
Ditën e parë të vitit 2018 meterologët thonë se do ta nisim me reshje shiu në të gjithë territorin./abcnews.al