Shifrat, ora kur kanë kërkuar më shumë të dalin jashtë shqiptarët

schedule07:57 - 30 Mars, 2020

schedule 07:57 - 30 Mars, 2020

Ne kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusin në vendin tonë, të gjithë qytetarët që duan të bëjnë Pazar apo duhet të dalin nga shtëpia për nevoja bazika do të duhet që nga sot të marrin leje.

Ndërsa për pjesën e pensionistëve ka shumë familje në Tiranë që jetojnë vetëm një çift të moshuarish dhe nuk kanë asnjë familjar që mund të dalë për tu bërë pazaret.

Ndërkohë në një lidhje direkte për Abc e Mëngjesit, gazetarja Glindona Daci bën me dije se nga e-Albania janë dhënë 54 mijë lejë për të dalë dhe për të bërë pazarin. Qarkullimi vijon në mënyrë normale për të gjithë personat që janë të pajisur me lejet përkatëse.  Ndër të tjera gazetarja e abcnews.al bën me dije se oraret më të kërkuara janë ora 10 me 11 ku duket se kanë aplikuar për leje dalje rreth 15 mijë qytetarë.

Gjithashtu vlen të theksohet se të gjithë ato që duan të marrin leje për të dalë duhet të aplikojnë tek e-Albania me të dhënat tuaja personale duhet të klikoni në shërbimin leje për dalje e cila gjendet në faqen kryesore të aplikacionit.  Pasi  të lexoni udhëzimet sqaruese, në fund të faqes klikoni butoni “Përdor” për të vijuar me aplikimin. Pasi të zgjidhni datën për të cilën kërkoni leje për të lëvizur, klikoni butoni “vazhdo”.

Në ekran do ju shfaqet certifikata juaj familjare, nga ku do të përzghidhni emrin e anëtarit që do të pajiset me “Leje për dalje”. Dhe për të gjithë ata persona që nuk kanë një kompjuter apo telefon smart mund të dërgojnë një sms në numrin 55155 duke shkruar numrin e kartës së identitetit dhe ora dë dëshironi të lëvizni nga shtëpia. Aplikimet me sms vlejnë vetëm për ditën pasardhëse./abcnews.al