Shifra 10 herë më e lartë se ajo zyrtare, studimi: Mbi 200 mijë izraelitë janë infektuar me Covid-19

schedule11:53 - 2 Qershor, 2020

schedule 11:53 - 2 Qershor, 2020

Testet e antitrupave të bërë në Izrael sugjerojnë se mbi 200,000 persona në vend e kanë pasur koronavirusin. Kjo do të thotë se 2.5 për qind e popullsisë e ka pasur virusin.

Për krahasim, rastet zyrtare të publikuara për Izraelin në worldometers thonë se në vend deri më tani janë të konfirmuar me virusin 17,219 raste.

“Të dhënat që vijnë nga studimi janë përgjithësisht në ngjashme me informacionet e studimeve që kemi parë në vende të tjera,” u shpreh profesori Daniel Cohen nga Universiteti i Tel Aviv, i cili organizoi edhe kryerjen e testeve.

“Për shembull, në shohim që ka një shkallë të lartë të ekspozimit mes meshkujve krahasuar me femrat. Mes femrave, shkalla e infektimit është 1.2 për qind, krahasuar me meshkujt që e kanë 2.6 për qind,” shtoi ai.

Rezultatet e studimit treguan se 3.6% të personave mes moshës 40 dh 59-vjeçare e kanë kaluar sëmundjen. Nga ana tjetër vetëm 0.8% e personave nga 0 deri në 19-vjeç e kanë kaluar sëmundjen. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!